• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Nëse dëshmohet se Serbia është e përzier në sulmin në veri të Kosovës, duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur

Osmani: Nëse dëshmohet se Serbia është e përzier në sulmin në veri të Kosovës, duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Nëse dëshmohet se Serbia në çfarëdo lloj mënyre është e përzier në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në nismën "Ballkani i Hapur", deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

"Pas ngjarjeve në Kosovë më 24 shtator mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje të dëshmojë se nuk është e përzier në atë ngjarje sepse nëse ka çfarëdo lloj përzierje shtetërore, me të vërtetë e bën të pamundur pjesëmarjen tonë dhe të vendeve të tjera në rajon, sepse ideja për Ballkan të Hapur, para së gjithash, ishte pajtimi. Dhe kjo që ndodhi  në veri të Kosovës shpresoj se do të dëshmohet se nuk ka përzierje shtetërore, por nëse dëshmohet, me të vërtetë mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë", tha Osmani nël emisionin Top Tema në televizionin Telma. ab/

Foto: Telma

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR