• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani në Vjenë do të mbajë fjalim në Konferencën e parë për ndryshimet klimatike, të organizuar nga OSBE-ja

Osmani në Vjenë do të mbajë fjalim në Konferencën e parë për ndryshimet klimatike, të organizuar nga OSBE-ja

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Vjenë të Austrisë, në selinë e OSBE-së. Në kuadër të vizitës, Osmani do të mbajë fjalim në Konferencën e parë për Ndryshimet Klimatike të organizuar nga OSBE-ja. Kryesuesi do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të titulluar “Tejkalimi i veprimit nacional dhe global - Bashkëpunimi rajonal për ballafaqimin me ndryshimet klimatike”.

Osmani në Vjenë do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg, me Përfaqësuesin Special Amerikan për Klimën dhe ish Sekretarin Amerikan të Shtetit, Xhon Keri dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak.

Ministri do të marrë pjesë edhe në ngjarjen organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare– “Mësimet e nxjerra dhe sfidat e mundshme - Ndërtimi i kohezionit afatgjatë social në Europën Juglindore”.

Ndryshimet klimatike dhe ballafaqimi me sfidat e sigurisë të shkaktuara prej tyre, si dhe ndërtimi i besimit, janë pjesë e prioriteteve kryesore të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, njofton MPJ-ja. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR