• e enjte, 18 korrik 2024

Osmani në Uashington u takua me presidentin Bajden

Osmani në Uashington u takua me presidentin Bajden
Prishtinë, 22 shtator 2022 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte publikoi fotografi nga takimi, së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu, me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden dhe bashkëshorten e tij, Xhill Bajden, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. osmani fotografinë e publikoi në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk, me komentin se mes Kosovës dhe SHBA-së vazhdon "partneriteti i paluhatshëm".

"Miqësia e përhershme dhe partneriteti i paluhatshëm me SHBA-në", shkroi Osmani.

Presidentja e Kosovës u takua me presidentin Bajden edhe në ceremoninë në Londër me rastin e varrimit të mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë, pas çka udhëtoi për vizitë disaditëshe zyrtare në SHBA. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR