Osmani në Takimin Ministror të NATO-s në Pragë
- Post By Arta Bunjaku
- 16:04, 31 maj, 2024
Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në Takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në Pragë.
Siç informoi MPJ, në fokus të takimit ishin situata aktuale e sigurisë, me theks në forcimin e mbështetjes për Ukrainën. Ministrat iu referuan edhe vendimeve që do të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington.
Osmani iu referua nevojës për përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike.
"Është thelbësore të integrohet Ballkani Perëndimor për të konsoliduar stabilitetin në rajon dhe për të parandaluar ndikimet destabilizuese nga palët e treta. Perspektivat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të konsiderohen si politikë strategjike e sigurisë", ka theksuar Osmani.
MPJ thekson se Osmani i ka cekur qëndrimet tashmë të njohura të vendit tonë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka qenë e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus".
"Ai theksoi gjithashtu se si një anëtar i besueshëm i Aleancës, vendi tashmë ka tejkaluar kufirin e ulët prej 2% të PBB-së për investimet në mbrojtje, si dhe theksoi se është një mbështetës i fortë i politikës së dyerve të hapura të Aleancës" informon Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/
Foto: МРJ