• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Osmani në takimin ministror të NATO-s në Bruksel, mes temave Lindja Afërt, Ukraina, dhe Ballkani Perëndimor

Osmani në takimin ministror të NATO-s në Bruksel, mes temave Lindja  Afërt, Ukraina, dhe Ballkani Perëndimor

Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare tël NATO-s, në të cilin mes tjerash, tema kryesore për diskutim do të jenë konflikti në Lindjen e Afërt, situata në Ukrainë dhe ngjarjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në mbledhjen e Këshillit Atlantik të Veriut në nivel ministror, nën kryesimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, krahas shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës do të marrë pjesë edhe kolegu i tyre nga Suedia, vend i cili ëshë në proces të anëtarësimit në Pakt. Në orët e pasdites të ministrave të NATO-s do t'u kyçet edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Zhozep Borrell.

Takimi ministror vazhdon edhe nesër paradite me mbledhjen e parë të Këshillit NATO-Ukrainë në nivel të ministrave të punëve të jashtme, në të cilin do të marr pjesë edhe shefi i diplomacisë ukrainase Dmitri Kuleba.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Stoltenberg paralajmëroi se në kushte kur përballemi me "botën më të rrezikshme në dekadat e fundit", ministrat e punëve të jashtme do të bisedojnë për çështje emergjente të sigurisë - rivalitet rritës botëror, konfliktin e ripërtërirë në Lindjen e Afërt dhe lufta në Ukrainë.    

Ai informoi se në takim do të bëhet fjalë edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku siç tha, ishim dëshmitarë të "dhunës serioze në veri të Kosovës, retorikës secesioniste në Bosnjë e Hercegovinë dhe tentativat malinje për nxitje të mospajtimeve, mes të cilave edhe nga ana e Rusisë".

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s theksoi për mënyrët e përforicmit të stabiltetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ministrat do të bisedojnë edhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell. Në këtë kontekst, Stoltenberg përkujtoi se NATO tashmë ka dërguar 1.000 ushtarë shtesë në Kosovë, ndërsa shqyrton edhe "rritje më të madhe" të kontingjentit të tij paqeruajtës.

"Prishtina dhe Beogradi duhet sërish të kyçen në dialogun me ndërmjetësim të BE-së. Stabiliteti varet nga të gjitha palët që të gjejnë dialog dhe diplomacia në vend të konfliktit dhe kaosit", porositi Stoltenberg në konferencën e djeshme për shtyp në vigjilje të takimit të sotëm ministror.    

Ai u përqendrua edhe në ngjarjet në Lindjen e Afërt, duke theksuar se vuajtjet e civilëve e theksojnë nevojën për zgjidhje të përhershme politike të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

"E mirëpres faktin që marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit ka sjellë deri në lirimin e pengjeve dhe rritjen e shpërndarjes së ndihmave humanitare. Bëj thirrje që pushimi (humanitar) të vazhdojë. Kjo do të sigurojë lehtësim shumë të nevojshëm për popullin e Gazës, si dhe lirimin e më shumë pengjeve", deklaroi Stoltenberg.

Ai theksoi se NATO është e pranishme në rajonin më të gjerë të Lindjes së Afërt, duke përfshirë misionin e saj për të ndërtuar kapacitete të sigurisë irakiane, duke shtuar se sulmet e fundit me dronë dhe raketa ndaj pozicioneve të SHBA-së në Siri dhe Irak janë dëshmi e rrezikut në rritje të përshkallëzimit të tensioneve në rajon, kështu që ai i bëri thirrje Iranit që t'i "frenojë njerëzit e tij".

"Ministrat do të përqendrohen edhe në aktivitete destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe më gjerë. Rusia ka rikthyer luftën në Evropë dhe po përpiqet të destabilizojë demokracitë tona me sulme kibernetike, dezinformata, shantazhe energjetike dhe madje edhe me migrim", tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka akuzuar Rusinë për "lehtësimin e mbërritjes së emigrantëve" në kufirin e saj me Finlandën në javët e fundit, duke rezultuar në mbylljen e pikave kufitare.

"Kjo është përdorim i migracionit si mjet për të ushtruar presion mbi një vend fqinj dhe një aleat të NATO-s. NATO shpreh solidaritetin me aleatin tonë Finlandën dhe e përshëndet atë që Fronteks po ndihmon në forcimin e kufijve të Finlandës", shtoi Stoltenberg.

Ai theksoi se ministrat në takim do të konfirmojnë mbështetjen afatgjatë të NATO-s për Ukrainën, forcat e së cilës, sipas tij, vazhdojnë t'i shkaktojnë Rusisë humbje të mëdha.

"Kjo është një fitore e madhe për Ukrainën. Ndërkohë, Rusia është më e dobët politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ukraina vazhdon të luftojë me guxim dhe ne vazhdojmë ta mbështesim atë", tha Stoltenberg.

Si masa specifike të mbështetjes, ai përmendi premtimet e Gjermanisë dhe Holandës për të ndihmuar Kievin në shumën prej 10 miliardë eurosh, hapjen e një qendre trajnimi për pilotët ukrainas për të operuar avionët F-16 në Rumani, dërgimin e mjeteve shtesë anti- mbrojtja ajrore dhe municionet për mbrojtjen e qyteteve të Ukrainës nga sulmet ruse, si dhe formimin e Koalicionit për mbrojtje ajrore për Ukrainën nga 20 anëtare të Aleancës.

"Aleatët pajtohen se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Në takimin tonë do t'i dakordojmë rekomandimet për reformat prioritare në Uikrainë, se vazhdojmë ta mbështesim Kievin në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO", shtoi Stoltenberg.      

Njeriu i parë i Aleancës u përqendrua edhe në pranimin e Suedisë në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i vendit do ta bëjë Paktin më të fuqishëm dhe të gjitha anëtaret e saj më të sigurta.

"Për këtë e përshëndes atë që Parlamenti turk e filloi procesin e ratifikimin (në protokollin për anëtarësim të Suedisë). Konsideroj se Turqia dhe Hungaria do t'i përfundojnë ratifikimet sa më shpejt që është e mundur. Ka ardhur koha për këtë", tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se ministrat do të përqendrohen në Aleancë, duke i përshëndetur me këtë rast diskutimet e paradokohshme mes Pekinit dhe aleatëve.

"Dialogu është i rëndësishëm dhe ne duhet të kërkojmë mundësi për të punuar së bashku për një sërë çështjesh, duke përfshirë klimën dhe kontrollin e armëve. Kina nuk është kundërshtari ynë, por aktivitetet e Pekinit sfidojnë sigurinë tonë dhe ne duhet të punojmë së bashku për të përballuar sfidat", shtoi Stoltenberg.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se stabiliteti rajonal i Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër temat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler, theksoi se takimi "do të nxjerrë në pah mbështetjen për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor", duke shtuar se lufta në Ukrainë e thekson nevojën për integrimin e menjëhershëm të rajonit në institucionet euroatlantike.

"Jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për avancimin e reformave në qeverisjen, sundimin e ligjit, reformat zgjedhore dhe kundër korrupsionit që do të zvogëlojnë mundësinë e ndikimit keqdashës rus dhe do të sjellin paqe të përhershme, stabilitet dhe prosperitet në rajon", porositi Departamenti i Shtetit. mb/

Foto: MIA/NATO 

 

QËNDRONI TË LIDHUR