• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Osmani në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor në Romë

Osmani në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor në Romë

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Romë do të marrë pjesë në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, me ftesë nga ana e nënkryetarit të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Osmani, siç paralajmërojnë nga MPJ, do të ketë paraqitje në dy sesione të takimit ministror kushtuar proceseve eurointegruese të shteteve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa do të flasë edhe në konferencën "Vizione të reja për Ballkanin Perëndimor: inkuadrimi në BE dhe siguria rajonale", në bashkë-organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Institutit për punë ndërkombëtare nga Roma dhe Observatorit Ballkan nga Trento.

"Takimi ministror për Ballkanin perëndimor do të hapet nga ana e nënkryetarit të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të italisë, Antonio Tajani, ndërsa me paraqitje të veta, krahas ministrit Osmani, do të flasin edhe kryeminsitri dhe ministër aktual i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, BeH-së, Kosovës, Serbisë dhe Suedisë, në cilësinë e kryesimit me BE-në", theksojnë nga MPJ.

Në konferencën "Vizione të reja për Ballkanin Perëndimor: inkuadrimi në BE dhe siguria rajonale", krahas minsitrave të punëve të jashtëm të shteteve në rajon, është paraparë të marrin pjesë edhe ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Bilstrom, eurokomisari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varheji, ekspertë të shquar dhe analistë politik nga institucione think-tenk nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të Shërbimit evropian për aksion të jashtëm (EEAC), Këshilli i bashkëpunimit rajonal, Sekretariati i OSBE-së dhe CEFTA-s.

"Nisma italiane për thirrje të takimit ministror kushtuar procesit të inkuadrimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE është në pajtim me fokusin e ripërtërirë dhe të prëforcuar të Italisë drejt rajonit dhe ka për qëllim ta riaktualizojë dhe prëshpejtojë procesin e eurointegrimit të shteteve nga rajoni, njëkohësisht duke promovuar dialog dhe bashkëpunim", ceket në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR