• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani në takime në Studeniçan: Nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë përveç hyrjes në BE

Osmani në takime në Studeniçan: Nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë përveç hyrjes në BE

Shkup, 5 prill 2024 (MIA)- Karvani i "Frontit Evropian" i prirë nga kandidati për president të shtetit, Bujar Osmani ka zbarkuar sot në Batincë, Moranë, Koliçan i Poshtëm të komunës së Studeniçanit. Kandidati për president ka takuar qytetarët e kësaj ane dhe prej afër është njoftuar me shqetësimet dhe problemet që kanë.

“Më vjen mirë që jemi bërë bashkë të gjitha komunitetet. Krenar që gjenerata ime po e pret këtë Front të madh të të gjitha komuniteteve. Çështja tjetër, ndoshta ju duket larg, por besoni se nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë përveç se të anëtarësohemi në BE”, deklaroi Osmani.

Para banorëve të komunës së Studeniçanit, Osmani madje kërkoi mbështetjen e tyre për të vazhduar misionin për anëtarësimin e vendit në BE.

“Me përulësinë më të madhe, si njeri i juaji, si njeri që i ka kaluar këto rrugë, ju kërkoj mbështetjen tuaj që, në rolin e presidentit, të vazhdoj atë që e kam nisur si ministër i jashtëm, si zëvendëskryeministër që deri në 2030-tën secili nga ju të ketë pasaportën evropiane, të ketë jetë evropiane dhe fëmijët tuaj ta planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim”, nënvizoi Osmani.

Foto: media ekipi i Bujar Osmanit

QËNDRONI TË LIDHUR