• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani në takim në Brindizi me Antonio Tajanin, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçkën

Osmani në takim në Brindizi me Antonio Tajanin, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçkën

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku së bashku me nënkryetarin e Këshillit të ministrave dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë një takim ministror katërpalësh në Brindizi .

Siç kumtoi MPJ-ja, në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.

Ky takim i parë ministror katërpalësh pritet të shndërrohet në  platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021.

Iniciativa 8 (I8) është konceptuar si një platformë politike që do të ofrojë forum shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis katër vendeve përgjatë Korridorit VIII. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR