• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani në takim ministror katërpalësh në Brindizi

Osmani në takim ministror katërpalësh në Brindizi

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nesër do të jetë për vizitë pune në Itali, ku së bashku me Nënkryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani; Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë në Brindizi një takim ministror katërpalësh.

Në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.

"Ky takim i parë ministror katërpalësh pritet të shndërrohet në  platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021. Iniciativa 8 (I8) është konceptuar si një platformë politike që do të ofrojë forum shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis katër vendeve përgjatë Korridorit VIII", thuhet në kumtesën nga MPJ-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR