• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani në takim me zëvendës negociatoren kryesore dhe sekretaren shtetërore në SÇE, Drita Abdiu Halili

Osmani në takim me zëvendës negociatoren kryesore dhe sekretaren shtetërore në SÇE, Drita Abdiu Halili

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Ministri Osmani mori pjesë në brifingun me zëvendës kryenegociatoren dhe sekretaren shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu Halili dhe Misionin e Maqedonisë së Veriut në BE për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në BE, kumtoi BE-ja.

Ministri, siç informojnë nga MPJ, u njoftua për vendimet e fundit në Bruksel të cilat janë në drejtim për shumë integrimit para vetë anëtarësimit.

Në këtë drejtim, Osmani e përshëndeti miratimin e qëndrimeve të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për Reformën dhe Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

"Me mbështetje pothuajse unanime, eurodeputetët treguan përkushtim të qartë ndaj politikës së zgjerimit dhe proceseve reformuese që do të forcojnë vlerat e BE-së në rajon, duke u fokusuar në transparencën, sundimin e ligjit dhe integrimin ekonomik", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Paraprakisht, javën e kaluar, edhe Këshilli e miratoi qëndrimin e tij dhe pritet që deri në fund të prillit të këtij viti të përfundohet procedura për miratimin e kësaj rregullativeje që do t'u mundësojë vendeve të rajonit qasje në instrumentin e ri financiar me vlerë prej 6 miliardë euro që do të financojë zbatimin e reformave – të ngjashme me instrumentet në dispozicion të shteteve anëtare.

"Pjesa tjetër e planit i dedikohet qasjes së kompanive nga Maqedonia e Veriut dhe rajonit në tregun unik të Unionit, por edhe përfitimeve për qytetarët e vendit tonë. Në këtë fazë janë përcaktuar 4 prioritete për këtë qëllim: përfshirja e sistemit bankar të Maqedonisë së Veriut në SEPA - sistemi i vetëm i pagesave në BE, lenta jeshile me vendet anëtare, qasja falas në internet, qasja në qendrat e inovacionit digjital", theksohet në kumtesë.

Me SEPA, siç thuhet, në mënyrë konkrete u mundësohet qytetarëve që shpejt dhe pa provizion të transferojnë mjete/para nga bankat në BE në bankat në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të kontribuojë në kursime të mëdha për qytetarët tanë, kohë dhe para, të cilët punojnë në një nga 36 vendet pjesëmarrëse në SEPA.

"Plani i Reformës dhe zhvillimit ka për qëllim të inkurajojë reformat socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe përafrimin e politikave me BE-në, duke vendosur kornizë të qartë që lidh mbështetjen financiare me indikatorë të qartë të progresit. Njëherit, duke pasur parasysh lidershipin tonë në rajon pas harmonizimit me PPJS, por edhe me politikën e vizave të BE-së, të cilat janë edhe si parakushte për të marrë mbështetje nga ky instrument i ri i BE-së", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR