• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Mirzojan

Osmani në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Mirzojan

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan, në të cilën është diskutuar për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni i Kaukazit Jugor dhe se si të ruhet stabiliteti dhe të avancohet siguria e rajonit me ndihmën e mekanizmave të OSBE-së.

"Jemi të gatshëm të vazhdojmë përpjekjet e tilla përmes mekanizmave dhe strukturave ekzistuese të OSBE-së, si dhe ideve dhe nismave të reja, me qëllim që të arrihen këto synime. Ne qëndrojmë pas çdo përpjekjeje që ofron dinamikë pozitive në mbështetje të zbatimit të masave të dakorduara më parë dhe identifikimit të zonave të reja në drejtim të stabilizimit. Mbështes të gjitha përpjekjet që çojnë drejt paqes dhe të gjitha iniciativat që lehtësojnë dialogun, qetësojnë tensionet dhe forcojnë besimin", theksoher në komunikatën e MPJ-së.

"Gjithashtu shpreha mbështetje të fortë për përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit dhe për vendosjen e stabilitetit në terren. Shpresoj se përvoja dhe avantazhet e OSBE-së mund të përdoren në mënyrë më aktive për sigurinë e rajonit. Si Kryesues e ritheksova gatishmërinë tonë për t’i ndarë përvojat tona në ballafaqimin me sfidat dhe i tregova për mundësitë e bashkëpunimit rajonal”, tha Osmani në takim.

Osmani dhe Mirzojan biseduan edhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Armenisë, në sfera të ndryshme me interes të përbashkët.

Osmani, në cilësinë e Kryesuesit  të OSBE-së, e vizitoi Armeninë në prill të këtij viti. mb/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR