• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në Strasburg në takime me Mijatoviq dhe Pejçinoviq-Buriq

Osmani në Strasburg në takime me Mijatoviq dhe Pejçinoviq-Buriq

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, sot në Strasburg ka realizua takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejcinoviq-Buriq dhe me komisaren për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq.

Më herët gjatë ditës së sotme, Osmani iu drejtua Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës (KE), ku prezantoi aktivitetet aktuale në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, duke theksuar si kyçe vizitat në Ukrainë, Moldavi, Kaukazin e Jugut, si dhe në Kosovë dhe Serbi, duke theksuar punën e vazhdueshme të OSBE-së në këto rajone kyçe për Organizatën.

"Prioritetet e Maqedonisë së Veriut si Kryesuese e OSBE-së: ndërtimi i besimit dhe pajtimit, anti-korrupsioni dhe qeverisja e mirë janë shumë të ngjashme me ato të Këshillit të Europës. Mu për këtë, bashkëpunimi ynë është edhe më i rëndësishëm. Me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejçinoviq-Buriq, diskutuam se si organizatat tona mund të vazhdojnë punën e tyre të përbashkët me qëllimin përfundimtar të garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Europë dhe në rajonin më të gjerë të OSBE-së", shkroi Osmani në Fejsbuk.

Shtoi se bashkëpunimi ynë është i dukshëm edhe nëpërmjet partneriteteve formale dhe joformale ndërmjet misioneve në terren dhe zyrave të KiE-së.

"Kjo konfirmohet nga aktivitetet e fokusuara në pajtimin dhe përmirësimin e arsimit të integruar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Serbi dhe Taxhikistan, si dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore në EJL. Këto partneritete janë thelbësore për të maksimizuar përfitimet për njerëzit", shtoi Osmani në publikim.

Informoi se në takimin me komisaren për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Mijatoviq, është diskutuar për fushat në të cilat OSBE-ja dhe KE-ja bashkëpunojnë, por edhe për qëndrimin e saj të mëparshëm si përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e mediave.

"Këshilli i Europës dhe OSBE-ja kanë marrëdhënie të fortë dhe rol të pazëvendësueshëm në avancimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Këtë mesazh ia dërgova sot në Strasburg Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, ku i prezantova aktivitetet aktuale dhe planet e ardhshme të programit të Maqedonisë së Veriut si Kryesuese e OSBE-së. Pasi u bë shtet i pavarur, Maqedonia e Veriut ka përfituar shumë nga anëtarësimi në Këshillin e Europës dhe OSBE, dhe kryesimi aktual me OSBE-në është njohje e përfitimeve dhe mbështetjes së marrë nga të dyja organizatat", theksoi Osmani më tej në shkrimin në Fejsbuk.

Si Kryesues potencoi se bën çmos për të ruajtur zotimet mbi të cilat mbështet OSBE-ja, si dhe për ripërtërirë paqen dhe sigurinë dhe për të parandaluar konfliktet e ardhshme në rajonin e OSBE-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR