• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani në Strasburg në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Osmani në Strasburg në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, krahas fjalimit në sesionin e nesërm, sonte Osmani do të marrë pjesë në darkën e punës me temë “Qëndrueshmëria e projektit europian në kohën e kërcënimeve të shumta” e organizuar nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq dhe presidentja e Komitetit të Ministrave të Lihtenshtajnit, Domenik Hasller.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, në margjinat e sesionit të Këshillit të Evropës, Osmani do të realizojë edhe takime të shumta me kolegët e tij nga vende të ndryshme, thuhet në kumtesën e Ministrisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR