• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në shënimin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

Osmani në shënimin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në ngjarjen e nivelit të lartë për shënimin e 75 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Në fjalimin e tij, Osmani do t’i prezantojë angazhimet e Maqedonisë së Veriut në këtë domen të rëndësishëm.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, me komisionarin e lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk dhe komisionarin e lartë për Refugjatët, Filipo Grandi, si dhe me drejtorët e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Tedros Adanom dhe Ejmi Poup. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR