• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në Romë në takim me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe "Miqtë e Ballkanit Perëndimor"

Osmani në Romë në takim me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) -  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku do të marrë pjesë në Takimin e shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor", me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Në takim, Osmani do të mbajë fjalim në sesionin e punës me temë "Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit eurointegrues për Ballkanin Perëndimor".

Siç kumtoi MPJ, në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë edhe takim me bartësit e rinj të MKartës në Itali. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR