• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në Pragë në takimin joformal ministror të NATO-s

Osmani në Pragë në takimin joformal ministror të NATO-s

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të udhëtojë për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

Siç kumtuan nga MPJ-ja, Bisedimet do të fokusohen në sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, si dhe forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.

"Njëherit do të bëhet fjalë për përgatitjet përfundimtare dhe vendimet kyçe që pritet të miratohen në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington", theksohet në kumtesën nga MPJ-ja. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR