• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani në mëngjes pune me Fajonin, së bashku me krerët e diplomacisë dhe përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor

Osmani në mëngjes pune me Fajonin, së bashku me krerët e diplomacisë dhe përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA) - Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, sot, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc, të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga ana e ministres së Punëve të jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajoni.

Krahas krerëve të diplomacisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në takim  morën pjesë edhe përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Anzhej Frangesh, të Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, të Britanisë së Madhe, Lord Stjuart Piç dhe të Austrisë, Johanes Ajnger. 

   

Integrimi europian i vendeve të rajonit si përcaktim i tyre strategjik dhe qëllim i politikës së jashtme, gjatë së cilës Osmani theksoi se krahas kornizës së qartë kohore për zgjerimin e ardhshëm të Unionit, koncepti i integrimit të përshpejtuar të rajonit para anëtarësimit do të sjellë parashikueshmëri më të madhe, stabilitet dhe do ta forcojë kredibilitetin e politikës së zgjerimit.

"Me padurim i presim propozimet për operacionalizimin konkret të këtij koncepti të ri, i cili sipas mendimit tonë do të ishte i një rëndësie vendimtare për tejkalimin e dallimeve dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë në BE. Njëkohësisht, kjo qasje do të kishte ndikim pozitiv domethënës në sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohemi sot: rritja e euroskepticizmit dhe zvogëlimi i ndikimit të aktiviteteve malinje të aktorëve të tretë që synojnë minimin e institucioneve demokratike dhe destabilizimin e vendit dhe rajonit”, tha Osmani. 

 

Ministri i brifoi bashkëbiseduesit me situatën aktuale në vend, angazhimet në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, si në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, të cilat i kryeson vendi, ashtu edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s .

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR