• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Osmani në Jabllanicë dhe Mostar: Takime me kryetarë komunash dhe përfaqësues të sektorit civil që punojnë në projekte të mbështetura nga OSBE-ja

Osmani në Jabllanicë dhe Mostar: Takime me kryetarë komunash dhe përfaqësues të sektorit civil që punojnë në projekte të mbështetura nga OSBE-ja

Shkup, 13 maj 2023 (MIA)- Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot vazhdon vizitën dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjatë ditës, Osmani do të bëjë vizita në terren në Jabllanicë dhe Mostar dhe do të njihet nga afër me projektet e rëndësishme që këto komuna po i realizojnë me mbështetjen e OSBE-së. Po ashtu, Osmani do të ketë takime edhe me Kryetarët e këtyre komunave, Damir Shabanoviq dhe Mario Kordiq.

Jabllanica është një nga komunat në Bosnje dhe Hercegovinë që është pjesë e projektit të mbështetur nga OSBE, "Mundemi më mirë", i cili synon të forcojë besimin dhe lidhjen midis komuniteteve në BeH.

Për të theksuar rëndësinë e punës së sektorit joqeveritar, Osmani do të mbajë edhe një takim me organizatat joqeveritare që punojnë në çështje kyçe, si mbrojtja e grupeve të ndjeshme të qytetarëve, trafikimi me qenie njerëzore, dhuna gjinore, ekologjia dhe lufta kundër korrupsionit në BeH.

Foto: Profili zyrtar në Fejsbuk i Bujar Osmanit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR