• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në hapjen e Konsullatës së Nderit në Antalia

Osmani në hapjen e Konsullatës së Nderit në Antalia

Shkup, 2 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias, hapi Konsullatën e Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Antalia, Republika e Turqisë, kumtuan sot nga MPJ-ja.

Konsulli i Nderit, Ali Kizilda është një anëtar i njohur i komunitetit të biznesit të Antalias me një përvojë 35 vjeçare në fushën e turizmit. 

 

Në fjalën e tij përshëndetëse, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e lidhjeve të biznesit.

"Ka mundësi që duhen të shfrytëzohen maksimalisht si në nivel shtetëror ashtu edhe nga komunitetet e biznesit. Ndër qëllimet tona kryesore me hapjen e Konsullatës së Nderit në Antalia është arritja e nivelit të dëshiruar të bashkëpunimit ekonomik dhe turistik si dhe promovimi i mundësive të biznesit për investime në Maqedoninë e Veriut", theksoi Osmani. 

 

Ndër të tjera, Osmani theksoi se hapja e Konsullatës së Nderit do të jetë një inkurajim shtesë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme, pasi rajoni i Antalisë është një nga qendrat më të zhvilluara industriale, turistike dhe bujqësore.

"Shumë turistë nga vendi ynë shkojnë Antalia, por edhe më shumë turistë nga Turqia vijnë në Maqedoninë e Veriut. Tash e disa vite turqit janë turistët më të shumtë në vendin tonë, për çka është i domosdoshëm promovimi i mëtejshëm i të dyja destinacioneve", tha Osmani. 

 

Në Konsullatë Osmani realizoi takim me qytetarët tanë të dalluar në Turqi, fitues të MKartës, të cilëve ua ndau atë dhe shprehu mirënjohje për interesimin e treguar për projektin dhe për ruajtjen e lidhjeve me vendin tonë.

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR