• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në Gjenevë: Nevojiten përpjekje për revitalizim të vlerave të e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të KB-së

Osmani në Gjenevë:  Nevojiten përpjekje për revitalizim të vlerave të e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të KB-së

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) -  Shënimi i 75 Vjetorit nga miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të KB-së duhet të shërbejë jo vetëm si rikujtim për rëndësinë, veçantinë dhe vlerën e përjetshme të këtij dokumenti, por edhe si një inkurajim shtesë për t’i rritur përpjekjet tona në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në ngjarjen e nivelit të lartë për shënimin e 75 Vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, bëri të ditur MPJ.

Siç theksohet në kumtesë, ai sot në fjalimin para përfaqësuesve të lartë qeveritarë të vendeve anëtare të KB-së i prezantoi edhe përpjekjet e Maqedonisë lidhur me të drejtat e njeriut dhe në këtë rast të bëhen përpjekje përmes  procedurave të revitalizohen vlerat e Deklaratës.    

"Duhet të dërgojmë mesazh që secili prej nesh duhet të angazhohet për kauzën fisnike të të drejtave të njeriut", tha Osmani. 

 

Shefi i diplomacisë, në kuadër të kësaj ngjarje të nivelit të lartë  i prezantoi pesë angazhimet nacionale për të drejtat e njeriut, për realizimin e të cilave Maqedonia e Veriut punon me përkushtim. Mes tyre janë rritja e besimit të opinionit në sistemin e qeverisjes duke avancuar transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë, me miratimin dhe zbatimin e një Strategjie të re të Transparencës deri në vitin 2026; Përshpejtimi i transformimit digjital për të përmirësuar më tej shërbimet, të fokusuara te njerëzit dhe shërbime cilësore deri në vitin 2027, me çfarë do të përforcohet qëndrueshmëria ndaj kërcënimeve kibernetike dhe do të punohet për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike.  

"Ballafaqimi me korrupsionin dhe përmirësimin e integritetit në mënyrë sistematike, si dhe përforcimin e koordinimit dhe shkëmbimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të ndryshme qeveritare, prokurorisë dhe gjyqësorit; Ndryshim transformues në jetën e personave me nevoja të veçanta, përmes politikave dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse, punësim dhe transformim të të gjitha institucioneve; Arritje e reformave të qëndrueshme në drejtësi përmes zbatimit të një Strategjie të re për Reformën në Drejtësi deri në vitin 2027” deklaroi Osmani duke theksuar se synimi ynë është të forcojmë pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e gjyqësorit, qëndron në kumtesë 

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR