• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në Forumin rajonal të Unionit për Mesdheun në Barcelonë

Osmani në Forumin rajonal të Unionit për Mesdheun  në Barcelonë

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë.

Osmani, siç informoi MPJ, ka marrë ftesë nga përfaqësuesi i Lartë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Europian, Zhozep Borrell dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ajman Safadi.

Forumi i tetë rajonal i Unionit për Mesdheun do të mbledh ministrat e jashtëm të 43-të vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun.

Në fokus të diskutimeve do të jetë situata në Izrael-Palestinë dhe pasojat për rajonin e Lindjes së Afërt. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR