• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Misioni i radhës i partisë është presidenti i shtetit

Osmani: Misioni i radhës i partisë është presidenti i shtetit

 Shkup, 9 dhjetor 2023 (MIA)  -  Zëdhënësi i BDI-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se misioni i radhës i partisë është presidenti i shtetit.

 "Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i parë shqiptar, hera e dytë më nuk do të jetë çështje kur do të ketë një kryeministër të dytë shqiptar, sepse edhe kryeministri do të jetë pjesë e çrrënjosjes së monopolit etnik. Dhe vetëm një pozitë tjetër ku ka monopol etnik është presidenti i shtetit, por ky është misioni i radhës i BDI-së. Ky është vizioni dhe misioni i Ali Ahmetit, i cili siç kamë thënë mandat pas mandati, kapitull pas kapitulli, pjesë pas pjese e krijon mozaikun e vizionit të tij", deklaroi Osmani në një ngjarje partiake në Çair.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR