• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Me zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të RCC e ruajtëm kredibilitetin e pronësisë, lidershipit dhe stabilitetit rajonal

Osmani: Me zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të RCC e ruajtëm kredibilitetin e pronësisë, lidershipit dhe stabilitetit rajonal

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me Procesin për Bashkëpunim të Europës Juglindore PBEJL, sot mbajti fjalim në takimin vjetor të Këshillir për Bashkëpunim Rajonal (RCC), duke theksuar se arritja e konsensusit për zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të RCC paraqet edhe një sukses të rëndësishëm dhe konfirmim të pozicionimit ndërkombëtar të vendit.

“Jam i kënaqur që arritëm konsensus dhe e nominuam Amer Kapetanoviq për Sekretar të ri të Përgjithshëm të RCC. Si kryesues me Procesin jemi krenarë për këtë arritje. Me këtë veprim, ne  - pjesëmarrësit në Proces, dëshmuam se jemi të aftë ta ruajmë kredibilitetin  e pronësisë dhe lidershipit rajonal, të cilat i kemi ndërtuar në vitet që lam pas përmes kësaj iniciative të rëndësishme rajonale”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, bashkëpunimi rajonal ishte dhe do të mbetet lartë në agjendën e politikës së jashtme si para ashtu edhe pas Kryesimit me PBEJL.

Pjesëmarrja jonë në iniciativa të ndryshme rajonale dhe fakti që kryesojmë për herë të tretë me njërën nga  iniciativat më të vjetra, dëshmon përkushtimin tonë në këtë plan. Vazhdimisht bëjmë përpjekje të mëdha në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në miqësinë dhe besimin e ndërsjellë, duke koontribuar në stebilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”, tha Osmani mes tjerash.

Osmani përfundoi se bashkëpunimi në kuadër të PBEJL dhe RCC i pasuron marrëdhëniet dhe I promovon vlerat europiane ndërmjet pjesëmarrësve. Shkupi e mbështet punën e RCC të cilën e konsideron si platformë unike për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. mb/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR