• e diel, 24 nëntor 2024

Osmani: Me sukses implementohet projekti për forcimin e NATO-kapaciteteve të MPJ-së i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar

Osmani: Me sukses implementohet projekti për forcimin e NATO-kapaciteteve të MPJ-së i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson, mbajtën fjalime përmbyllëse para të pranishmëve në trajnimin e NATO-s, i cili realizohet në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve të Drejtorisë për NATO-n pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.

Para pjesëmarrësve të trajnimit, siç kumtoi MPJ, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike për mentorimin dhe ndërtimin e kapaciteteve.

“Më vjen mirë që dobi nga ky projekt kanë edhe institucionet e tjera, që njëherit është edhe qëllimi i tij – të krijojë vetëdije institucionale dhe individuale se angazhimi, përkushtimi dhe kontributi në NATO duhet të jenë të qëndrueshme në të ardhmen. Si vend anëtarë i NATO-s, është veçanërisht e rëndësishme që të dëshmohemi si partner kredibil i aleatëve tanë të NATO-s, e kjo është e mundur përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe investimit në kapitlain njerëzor", tha Osmani.

Ambasadori Loson ka shprehur kënaqësi që së bashku me ministrin Osmani i shpërndanë certifikatat nëpunësve të institucioneve shtetërore që përfunduan trajnimin e NATO-s të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.

"Qëllimi i trajnimit ishte të ofrojë këshilla, mbështetje dhe rritje të kapaciteteve dhe aftësive në institucionet përkatëse të NATO-s, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga angazhimi i tyre përmes politikave, proceseve dhe procedurave të qëndrueshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera në nivel të Qeverisë. Trajnimi u harmonizua dhe rrjedh nga vlerat dhe standardet e NATO-s për qeverisje civile efektive dhe demokratike në sektorin e sigurisë. Mbështetja që ne ofrojmë për Maqedoninë e Veriut si partnerë dhe aleatë të ngushtë të NATO-s do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ambasadori Loson.

Implementimi i projektit fokusohet në forcimin e potencialit njerëzor, politikat e NATO-s, si dhe proceset dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi ynë në NATO, të cilat duhet të mundësojnë kontributin tonë afatgjatë dhe të përforcuar si vend anëtar i Aleancës.

Osmani dhe Loson përshëndetën themelimin e fundit të Këshillit për Koordinimin e Aktiviteteve në lidhje me anëtarësimin në NATO, i cili përbëhet nga të gjitha institucionet relevante të përfshira në procesin e zbatimit të obligimeve të anëtarësimit tonë në Aleancën e NATO-s, duke paralajmëruar se takimi inaugurues i tij do të mbahet së shpejti.

Pas fjalimeve të tyre, Osmani dhe Loson u ndanë mirënjohje pjesmarrësve të trajnimit, njoftojnë nga MPJ. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR