• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Me përshpejtimin e integrimeve euroatlantike do ta forcojmë sigurinë tonë kolektive

Osmani: Me përshpejtimin e integrimeve euroatlantike do ta forcojmë sigurinë tonë kolektive

 Bruksel, 3 prill 2024 (MIA)  - Qëllimi i Maqedonisë së Veriut është që  t'i rrisë investimet në mbrojtje deri në 15 për qind deri në vitin 2025 dhe në vend të parë mbetet përkushtimi i vendit për forcimin e mbështetjes për Ukrainën, e cila po përballet me sfidat e agresionit rus. deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani para fillimit të takimit të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

"Ato sfida kanë implikime më të gjera, sepse Ukraina është vetëm një pjesë e ambicieve imperialiste ruse, të cilat e kërcënojnë edhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe kjo imponon domosdoshmërinë e aksionit  të sinkronizuar të NATO-s dhe BE-së dhe e thekson nevojën për  përshpejtim të integrimeve evropiane dhe  euroatlantike, me qëllim që ta forcojmë sigurinë tonë kolektive", theksoi Osmani. 

Në pyetjen  sa do të  ishte kontributi i Maqedonisë së Veriut në fondin e paralajmëruar të NATO-s prej 100 miliardë euro për mbështetjen e Ukrainës, Osmani theksoi se vendi është një nga katër mbështetësit më të mëdhenj të Kievit në mesin e anëtareve të Aleancës sipas përqindjes së atyre fondeve nga PBV.

"Ne jemi njëqind për qind të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së  në pjesën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Sot nuk mund të flas për numra, por në vend të parë mbetet  mbështetja jonë për Ukrainën - - financiarisht, ushtarakisht dhe politikisht", shtoi Osmani. 

 Ai theksoi se takimi i sotëm ministror i NATO-s është historik, jo vetëm sepse do të festohet 75-vjetori i themelimit të Aleancës, por edhe sepse  që në të për herë të parë merr pjesë edhe Suedia si anëtarja e 32-të e plotëfuqishme, duke shtuar se fokusi i takimit do të jetë në përgatitjen e Samitit të korrikut të Paktit në Uashington, si dhe në vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR