• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Me asgjë nuk mund të pakësohet rëndësia dhe urgjenca e ndryshimeve kushtetuese

Osmani: Me asgjë nuk mund të pakësohet rëndësia dhe urgjenca e ndryshimeve kushtetuese

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Me asgjë nuk mund të pakësohet rëndësia dhe urgjenca e ndryshimeve kushtetuese. Duhet ta shfrytëzojmë derën e hapur të BE-së për shkak të ngjarjeve gjeopolitike në kontinentin evropian, sepse në të kundërtën Maqedonia një mundësi të këtillë mund ta presë me dekada, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani në emisionin "Top Tema" në televizionin Telma tha se ndodhemi para një momentumi serioz historik.

"E di de politikanët atë e thonë çdoherë dhe tashmë humbë nga pesha. Megjithatë, me të vërtetë, pas Luftës së Dytë Botërore dhe formimit të BE-së, një momentim të këtillë gjeopolitik nuk ka pasur asnjëherë me agresionin rus në Ukrainë dhe që këtej është urgjenca jonë ta kapim hapin me këtë hapje të BE-së. Shpesh them se BE-ja po zgjerohet sipas dy parimeve - meritokrate dhe gjeopolitike. Çka do të thotë kjo? Se ajo derë e hapur e hekurt hapet në mënyrë periodike në trigerë dhe momentume të caktuara gjeopolitike, ndërkaq hyjnë, në atë periudhë të derës së hapr ata që janë të gatshëm", tha Osmani. 

Sipas tij, vendi nuk guxon ta humbë këtë mundësi. Edhe përkundër qëndrimit të opozitës e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese, Osmani është optimist duke cekur se ka treguar optimizëm edhe më 19 korrik 2022, kur askush nuk ka besuar se "procesi do të shtyhet përpara".

"Unë ju them se do ta shtyjmë sërihs, dhe atë në interesin më të mirë", tha Osmani.

Për atë se kur është afati i fundit për ndryshimet kusshtetuese, Osmani thotë se dera do të fillojë "të mbyllet pas dhjetorit, sepse sërish fokusi do të jetë tek Ukraina.

"Do të duhej tani me të gjitha forcat ta kapim dhjetorin. Por, nëse jo, për mua dita e fundit është mandati i këtij Parlamenti, sepse jam i bindur se pas zgjehdjeve, do të jetë shumë vështirë", tha Osmani.

Osmani disa herë theksoi që procesi negociues për në BE të mos ndërlidhet me protokollet që dalin nga Marrëveshja me Bullgarinë.

I pyetur për atë se kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ministri tha se me siguri ato do të jenë në terminin e rregullt. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR