• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Maqedonasve në Shqipëri askush nuk mund t'u bëjë presion për atë se si do të deklarohen në regjistrim

Osmani: Maqedonasve në Shqipëri askush nuk mund t'u bëjë presion për atë se si do të deklarohen në regjistrim

Shkup, 15, nëntor 2023 (MIA) - Maqedonasve në Shqipëri askush nuk mund t'u bëjë presion as të ndikojë se si do të deklarohen në regjistrim, thotë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

"Lidhur me regjistrimin në Republikën e Shqipërisë, siç e dini, unë pata disa herë paraqitje publike, Së pari, MPJ me kumtesë u bëri thirrje të gjithë maqedonasve të regjistrohen ashtu siç ndjehen sepse askush nuk mund t'u bëjë presion, as nuk mund të ndikojë në atë se si ata do të regjistrohen dhe lidhur me atë se si ata ndjehen. Kuptohet se patëm komunikime edhe me autoritetet shqiptare, Ambasada jonë është aktive në atë pjesë, jo vetëm me komunat, jo vetëm me pakicën nacionale maqedonase, por edhe me Qeverinë dhe shpresoj se secili qytetar e ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe është regjistruar ashtu qiç është ndjerë", tha Osmani në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagimet e komunitetit maqedonas në Shqipëri se janë përballur me presione të caktuara nga Bullgaria lidhur me atë se si do të deklarohen në Regjistrim.

Lideri i partisë së maqedonasve në Shqipëri - AMIE, Vasil Sterjovski në deklaratën gjatë kësaj fundjave në Takimin mbarëmaqedonas në Shtip, tha se popullata maqedonase gjatë regjistrimit është përbalur me presione të mëdha nga Bullgaria dhe se atë e ka lejuar Shqipëria.

Presione, thotë, i janë bërë popullatës e cila ka aplikuar për pasaporta bullgare, me qëllim që të punojnë në vendet e BE-së. Kanë kërkuar edhe të vazhdohet Regjistrimi i popullatës në Prespë të vogël,. përkatësisht në pjesët ku jeton popullata maqedonase, por, tho të Sterjovski, nga Qeveria e Shqipërisë, edhe pse ka premtuar se do të vazhdohet afati i regjistrimit në Prespë të vogël, ende nuk kanë marrë asgjë zyrtarisht. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR