• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Lista e zezë e SHBA-së është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit

Osmani: Lista e zezë e SHBA-së është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Nuk është e vërtetë se nuk po veprojmë, deklaroi ministri Bujar Osmani i pyetur nëse Qeveria po ndërmerr diçka pas futjes së njerëzve të rinj të shtetit dhe kompanive të tyre në "listën e zezë" të SHBA-së.

"Ministria tashmë ka komunikuar me institucionet përgjegjëse për qarkullimin financiar në shtet me qëllim për të ndërmarrë masa për kufizimin e derdhjes së mjeteve për ato kompani që përmenden në listën e zezë. Por nëse nevojiten masa shtesë, si kjo me ligjin, unë jam plotësisht pro dhe e mbështesim dhe inkurajojmë administratën amerikane që të vazhdojë me këtë instrument sepse është jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit", ka thënë Osmani i pyetur për koment lidhur me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që me ndryshim të ligjit të pamundësohet që kompani që janë në listën e zezë të marrin pjesë në projekte që paguhen me para të shtetit.

Lidhur me kufizimet e donatorëve partiakë, Osmani konsideron se është “e palogjikshme që të ketë ndalesë për donatorët partiak”, sepse ata do të fillojnë fshehurazi të dhurojnë.

"Përderisa donatorët dhurojnë publikisht, kjo është përgjegjësi shoqërore dhe ne duhet t'i inkurajojmë. Kur do të fillojnë fshehurazi të dhurojnë, atëherë hyjmë në financime të paligjshme dhe kriminale", ka thënë Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të pullës postare për Këshillin e ardhshëm ministror të OSBE-së në Shkup.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR