• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: KSHPK dhe PTHP NKOK e konfirmuan ligjshmërinë dhe ndershmërinë e procedurës së tenderit për përshtatjen e QS "Boris Trajkovski"

Osmani: KSHPK dhe PTHP NKOK  e konfirmuan ligjshmërinë dhe ndershmërinë e procedurës së tenderit për përshtatjen e QS

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dolën me qëndrim përfundimtar për rindërtimin e sallës "Boris Trajkovski" për qëllime të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, ku thuhet se "procesi ka qenë në përputhje me ligjet tona, janë respektuar standardet më të larta për vlerësim të drejtë dhe pa korrupsion", thotë ministri i Punëve të Jashtme në dorëheqje Bujar Osmani.

Ky proces, thekson Osmani në një postim në Fejsbuk, fatkeqësisht na ka ngarkuar me shumë akuza, duke na shtyrë të kërkojmë drejtësinë dhe të vërtetën.

"Zgjedhja e kompanisë për përshtatjen e qendrës sportive, ndonëse e kritikuar dhe e shënuar me akuza për favorizim, me kërkesën time është hetuar thellësisht nga institucionet tona juridike - Prokuroria Publike dhe KShPK. Konkluzioni i arritur nga të dyja institucionet është i qartë dhe i padyshimtë: procesi ka qenë në përputhje me ligjet tona, janë respektuar standardet më të larta për vlerësim të drejtë dhe korrupsion. Gjatë kësaj periudhe jam përballur me një furtunë reagimesh negative dhe akuzash të pabaza. Jo vetëm që u vu në dyshim integriteti im, por kjo ngjarje hodhi hije mbi imazhin ndërkombëtar të vendit tonë", thekson Osmani në Fejsbuk.

 

Megjithatë, zgjodha transparencën në vend të heshtjes, përgjegjësinë në vend të mbrojtjes.

"I kam dorëzuar vullnetarisht të gjitha dokumentet përkatëse në Prokurori dhe në Komisionin e Antikorrupsionit, i bindur në integritetin e Komisionit pranë MPJ-së, si dhe në integritetin tim. Sot, pasi që të dy institucionet konfirmuan ligjshmërinë dhe ndershmërinë e procedurës së tenderit, ndihem i thirrur ta shpall atë. Rruga deri në këtë pikë ishte e mbushur me stres të panevojshëm dhe dyshime të pabaza, por ajo rrugë ka mbaruar. Sulmet e vazhdueshme që kalova nuk ishin vetëm kundër meje, por ishin sulme ndaj vlerave të vendit dhe parimeve të demokracisë sonë", thotë Osmani.

Osmani thekson se e ndaj këtë jo për të kërkuar ngushëllim, por për të pohuar forcën e institucioneve tona dhe qëndrueshmërinë e së vërtetës.
Faleminderit të gjithëve që më qëndruan pranë, besimi dhe mbështetja juaj ishte e rëndësishme gjatë gjithë këtij procesi. Për ata që dyshuan, nuk i konsideroj të këqij, sepse skepticizmi është element jetik i një demokracie të shëndetshme...thekson Osmani. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR