• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Krahas konsensusit shtetëror për BE-në, nevojitet edhe konsensus ekonomik shtetëror

Osmani: Krahas konsensusit shtetëror për BE-në, nevojitet edhe konsensus ekonomik shtetëror

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, me plan konkret veprimi për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes arritjes së konsensusit nacional dhe formimit të Këshillit nacional. Në vazhdën e takimeve me aktorë të ndryshëm të shtetit, Osmani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Unë si President i shtetit do të propozoj krijimin e një Këshilli nacional për rritje ekonomike, i cili do të kryesohet nga presidenti si krijues i konsensusit shtetëror dhe në të cilin do të marrin pjesë partitë më të mëdha politike nga të dyja bashkësitë etnike, si dhe përfaqësues të komuniteteve nën 20%, rregullatorët, komuniteti i biznesit, sindikatat, Organizata e Konsumatorëve, Akademia, organizatat joqeveritare dhe grupet e tjera të interesit, si një lloj bordi drejtues shtetëror, me qëllim arritjen e një konsensusi shtetëror në lidhje me parametrat dhe rregulloret kyçe për një zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm”, Osmani prezantoi një pjesë të vizionit të tij për vendin.

“Ky bord apo ky këshill nacional do të ketë pesë grupe pune: një për administratë efikase, institucione efikase dhe administratë profesionale, i dyti për financa të qëndrueshme, grupi i tretë i punës për digjitalizimin, i katërti për kapitalin njerëzor dhe i pesti për infrastrukturën. Në secilin nga grupet punuese, përveç ekspertëve nga palët e interesuara që përmenda, do të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe do të ketë përfaqësues tanë nga diaspora, të cilët janë të integruar në shoqëritë e tyre për të transferuar përvojat e tyre. Këto grupe pune do të propozojnë politika, ligje, rregullore, parametra këtij Këshilli nacional, këtij Këshilli shtetëror për arritjen e konsensusit shtetëror, i cili do t'i miratojë ato. Pres që propozimi i parë të bëhet brenda gjashtë muajve të parë. Pastaj partitë politike do t'i kalojnë ato ligje dhe ato rregullore, pa debat. Qeveria bashkë me opozitën do t’i zbatojë dhe monitorojë”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, ekonomia jonë është viktimë e krizave të vazhdueshme ciklike politike dhe me negociatat me Bashkimin Europian, vendi, përveç konsensusit shtetëror për BE-në, duhet të ketë edhe konsensus shtetëror ekonomik në parametra të përgjithshëm.

“Nëse grupi për financa të qëndrueshme do të propozojë që deficiti të mos jetë më shumë se 3% dhe kjo do të miratohet nga ky bord, që do të thotë nga pozicioni i opozitës dhe palëve të interesuara, atëherë të gjithë duhet ta respektojnë dhe ta zbatojnë atë, pa debat. Nëse borxhi i jashtëm nuk duhet të jetë mbi 60%, të gjithë palët e interesuara do ta respektojnë atë. Ashtu si rregulloret dhe direktivat e BE-së, ato janë të fiksuara, nuk negociohen, por vetëm zbatohen. Prandaj mendoj se kjo do të jetë një cilësi e re në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar”, përfundoi Osmani.

Përmes programit zgjedhor, Dekalogu i Presidentit Europian, Osmani parasheh pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Presidentit në pesë iniciativa të politikës së jashtme, në të cilat së bashku me komunitetin e biznesit do të prezantojë potencialin ekonomik të shtetit jashtë vendit.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR