• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Kjo është dekadë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, gjegjësisht disa vendeve në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut

Osmani: Kjo është dekadë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, gjegjësisht disa vendeve në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Kjo është dekada e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht të disa vendeve në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton plus, minus fleksibilitet varësisht dinamikave të brendshme, rajonale dhe gjeopolitike, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 

Duke e komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së për tre-katër vjet, Osmani në 'Top Tema' në TV Telma, porositi se shtetet kandidate do t'i kishin të gjitha privilegjet nga anëtarësimi në BE edhe para vetë anëtarësimit të tyre, ndërsa qasja e re dhe rruga e përshpejtuar, sipas tij, jep bazë solide për atë që e thotë Ahmeti. 

"Mendoj se zotëri Ahmeti e kupton shkëlqyeshëm kontekstin gjeopolitik dhe dinamikat rajonale, nga këtu parashikimet e tij duhet të merren seriozisht parasysh", porositi Osmani. 

Në lidhje me propozim amendamentet kushtetuese, Osmani theksoi se ky propozim i ndryshimeve kushtetuese tregoi se në mënyrën më të mirë mbrohen pozicionet tona lidhur me bashkësinë bullgare në vend në raport me bashkësitë e tjera. 

"Formalisht është përcaktuar kush është kush, çfarë është çfarë, kemi popullin maqedonas shumicë dhe kemi pjesë të popujve të tjerë që jetojnë këtu në kushte të barabarta, duke përfshirë edhe bashkësinë bullgare", theksoi Osmani.

Në pyetjen a do të pritet takimi i nesërm i liderëve për ndryshimet kushtetuese të kalojnë në qeveri dhe pastaj të dërgohen në kuvend, ai tha se do të ishte mirë që të ketë rezultat pozitiv ai takim, në të kundërtën, tha "opozita do të humbiste mundësinë historike që të paktën një herë në historinë më të re të këtij shteti të kontribuojë në procese të rëndësishme shtetërore të cilat sjellin stabilitet dhe të ardhme".

Ai theksoi se për herë të parë idenë për përfshirjen të bullgarëve në Kushtetutë ai e kishte dëgjuar nga një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së dhe "kështu ka lindur ajo ide për zgjidhjen e marrëdhënieve me Bullgarinë", pa zbuluar saktë se për kë bëhet fjalë. 

Ai tha se propozimi ende qëndron në tavolinë, nëse opozita i voton ndryshimet kushtetuese të njëjtën ditë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Osmani shtoi edhe se Bullgaria nuk mund të japë kushte në kornizën e bisedimeve, sepse, siç tha, "askush nuk mund të negociojë në kornizën e bisedimeve". 

"Unë garantoj se Bullgaria nuk do të mund të shtojë asnjë kërkesë tjetër nga ajo që është në kornizën negociuese", përfundoi Osmani. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR