• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Kazakistani deri në fund të vitit do ta hapë ambasadën e paralajmëruar në Shkup

Osmani: Kazakistani deri në fund të vitit do ta hapë ambasadën e paralajmëruar në Shkup

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Kazakistani deri në fund të vitit 2023 do ta hapë Ambasadën e paralajmëruar në Shkup. Kjo u konfirmua në bisedat që ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i pati në Astana me presidentin e Kazakistanit, Kasim-Jomart Tokajev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Murat Nurtleu.

"Ky vendim i Qeverisë së Kazakistanit tregon se Kazakistani e konsideron Maqedoninë e Veriut si partner të besueshëm në këtë pjesë të Evropës dhe është realizim i angazhimit konkret nga deklarata që ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve e nënshkruan vitin e kaluar", theksoi MPJ-ja.

Kazakistani konsiderohet si shtytës i ekonomisë në Azinë Qendrore dhe hapja e Ambasadës në Shkup do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e kornizës kontraktuale. Gjithashtu, kjo do të ishte Ambasada e parë rezidente nga një vend i Azisë Qendrore në Maqedoninë e Veriut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR