• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, por janë referendum popullor që do ta përcaktojë të ardhmen e shtetit

Osmani: Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, por janë referendum popullor që do ta përcaktojë të ardhmen e shtetit

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Shteti ynë ndodhet në udhëkryq. Një rrugë çon drejt të ardhmes së ndritur evropiane, tjetra çon drejt izolimit, pa perspektivë dhe paqartësi. Për këtë këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të thjeshta, por janë referendum popullor, që do ta përcaktojë të ardhmen e shtetit tonë, deklaroi kandidati për president i koalicionit Fronti Evropian, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp.

Kjo e thekson simbolikën e datës 4 prill, në të cilën e fillon fushatën për zgjedhjet presidenciale, para vilës presidenciale në lagjen Vodno, të cilën do ta udhëheq nën sloganin "Përvojë, ndershmëri, përkushtim". 

"Sot filloj një mision shumë të rëndësishëm jo vetëm për mua, por për të gjithë qytetarët që këtë vend e ndjejnë si shtëpinë e tyre. Vij diekt në këtë konferencë shtypi nga Brukseli, nga selia e NATO-s. Edhe atë në një ditë të veçantë, dita e katërt, muaji i katërt viti 2024, në Ditën e themelimit të NATO-s dhe anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Edhe unë e filloj këtë karvan fitues me numrin 4 si simbolikë se jemi në rrugën e drejtë. E filloj këtë mision nga selia e NATO-s me shpresë se do ta përfundoj si president në selinë e BE-së, i ulur në tryezë në Këshillin e Evropës si anëtar i plotfuqishëm", nënvizoi Osmani

Theksoi se duke e pasur mundësinë, që, siç thotë, i është dhënë nga qytetarët që të jetë pjesë e proceseve më të rëndësishme integruese në vend, konsideron se ka përvojë të mjaftueshme, që kontaktet dhe kredibilitetin në qendrën e vemdimarrjes, si përkushtimin ta rrumbullaksojë ëndrrën e çdo familje ndhe qytetari për një të ardhme evropiane.

"Pas meje është fronti më i madh multietnik evropian, një koalicion prej nëntë partish, një platformë e re që ka dalë nga Marrëveshja kornizë, qëllimi i së cilës në këtë udhëkryq është ruajtja e kursit euroatlantik, ruajtja e harmonisë ndëretnike në vend, për të ruajtur marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe kuptohet të përfundojë rruga e integrimit evropian për Maqedoninë e Veriut për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Bashkohuni me ne. Ftesa ime është për të gjithë qytetarët. Sot e nisim këtë karvan të fitores që udhëton në të katër anët e vendit, duke dëgjuar kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve, duke kuptuar dhe prezantuar planet e mia sesi në pesë vitet e ardhshme ky vend do të bëhet anëtar i BE-së dhe qytetarët do të kenë një të ardhme të ndritur evropiane dhe të sigurtë", theksoi Osmani.

Në konferencën për sjtyp morën pjesë përfaqësues të rinisë së partive nga koalicioni Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR