• e premte, 27 dhjetor 2024

Osmani: I sollëm edhe 67 shtetas tanë nga Izraeli

Osmani: I sollëm edhe 67 shtetas tanë  nga Izraeli

 Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Me fluturimin e sotëm çarter nga Tel Avivi, i cili u organizua dhe u pagua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sollëm edhe 67 qytetarët tanë që kërkuan ndihmë për evakuimin e tyre nga Izraeli, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

 Me të njëjtin fluturim ka shkruar ai, "iu dolëm në ndihmë edhe miqve tanë, duke siguruar vende për shtatë shtetas shqiptarë, shtatë malazezë dhe tre bullgarë".

 Sipas vendimit të marrë nga ana e Qeverisë, u organizua transporti ajror me fluturim çarter, në linjën Tel Aviv – Shkup, për shkak të evakuimit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që kanë dashur të largohen nga Izraeli dhe që kanë kërkuar të kthehen në Maqedoninë e Veriut.

 Siç njoftuan dje nga Qeveria, në kushtet e anulimit të plotë të fluturimeve dhe bllokimit të transportit ajror me Izraelin, sfida për organizimin e këtij fluturimi çarter është tejkaluar përmes bashkëpunimit me "Er Serbia", ndërsa shpenzimet e fluturimit do të mbulohen nga Buxheti.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR