• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Azerbajxhanit

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Azerbajxhanit

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Azerbajxhanit, me seli në Beograd, Kamil Kasijev, informojnë nga MPJ-ja.

 "Ministri Osmani duke i dëshiruar sukses ambasadorit Kasijev,  shprehu besimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetikë. Kënaqësi e veçantë u shpreh për bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave në institucionet ndërkombëtare", kumtojnë nga MPJ-ja.

Nga Ministria shtojnë se në takim u diskutua edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, gjendjen aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe tema rajonale. ar/

 Foto: MPJ

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR