• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Luksemburgut, Norvegjisë dhe Letonisë

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Luksemburgut, Norvegjisë dhe Letonisë

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar për Republikën e Maqedonisë së Veriut të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Mark Hubish, ambasadorëve jorezidentë të Mbretërisë së Norvegjisë (me seli në Beograd), Kristin Melsom dhe Republikës së Letonisë (me seli në Pragë), Elita Kuzma, bëri të ditur PMJ-ja.

 

Në takimet e ndara me ambasadorët, Osmani u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrës.

"U shpreh kënaqësia për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale miqësore të Maqedonisë së Veriut me secilin prej vendeve, si dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e mëtejmë të dialogut politik dhe vendosjen e dinamikave të reja të bashkëpunimit. U rikonfirmua mbështetja e Luksemburgut, Norvegjisë dhe Letonisë për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, agjendën e reformave të brendshme si dhe për konceptin “Më shumë integrim të vendeve kandidate para anëtarësimit formal në Bashkimin Europian", theksojnë nga MPJ-ja.

 

Temë e bisedës ishte edhe domosdoshmëria e bashkëpunimit multilateral në kontekstin aktual gjeopolitik për realizimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht në kuadër të OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së, qëndron në kumtesë.

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR