• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani i ka mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën presidenciale

Osmani i ka mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën presidenciale

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Kandidati për president i BDI-së dhe ministër aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sonte ka bërë të ditur se i ka mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën për president.

"Lajmi se janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime, më gjeti në një ambient familjar, ndërkohë që kërkoja edhe mbështetjen e njerëzve të mi të dashur, tashmë me mbështetjen e Valbonës, Elizës Malit dhe Luanit dhe mbi 10 mijë nënshkrime që u mblodhën në kohë rekorde, për dy ditë pune janë mirënjohja më e madhe, por mbi të gjitha obligim i madh për të hyrë me seriozitetin më të madh në këtë kandidaturë historike për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar Osmani në faqen e tij në Fejsbuk.

Osmani tha se dëshiron që të ketë fushatë pozitive, siç thotë ai, “për të garuar me ide dhe vepra” dhe i falënderoi të gjithë për mbështetjen e madhe.

Ndërkaq, BDI-ja në një komunikatë për media ka falënderuar, siç thuhet, “çdo qytetar që ka vënë nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së, duke i dhënë mbështetje kauzës sonë të re, duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për president të parë shqiptar”.

"Ta realizojmë së bashku referendumin më të rëndësishëm të kohës sonë për të miratuar ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicën e  Badenterit dhe amendamentet nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë për të vazhduar rrugën e integrimeve evropiane", thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 25 shkurti deri në ora 20:00, në vend të dytë është kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili deri në orën 20:00 të ditës së djeshme ka mbledhur 5.923 nënshkrime, ndërsa Biljana Vankovska, kandidatja e Të Majtës deri më tani ka 4478 nënshkrime.

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i GROM-it, Stevço Jakimovski, ka 3091 nënshkrime, i ndjekur nga kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari, i cili ka 1645 nënshkrime. Kandidatët e tjerë për kandidaturën presidenciale janë nën 1000 firma. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR