• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Hapja e klubeve duhet të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë

Osmani: Hapja e klubeve duhet të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë
Shkup, 31 tetor 2022 (MIA) - Nuk kemi asgjë kundër hapjes së klubeve andej-këndej, por sipas Konventës kornizë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qytetarët kanë të drejtë të bashkohen. Konteksti i paraqitjes së këtyre klubeve shihet se po hyjmë në një garë, në një instrumentalizim të njerëzve. Ky është instrumentalizim i financuesve të këtij klubi dhe këtu nuk ka qëllime të mira, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin "24 analiza". Osmani, duke e komentuar hapjen e klubit në Bllagoevgrad tha se ky cikël me instrumentalizim të të drejtave nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë. "Ka pasur atje njerëz me qëllimin më të mirë, por konsideroj se ky cikël i instrumentalizimit të të drejtave të pakicave këtu përmes klubeve në Ohër dhe manastir dhe klubi në Bllagoevgrad nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë. Koha kur kjo po ndodhë dhe mënyra në të cilën opozita ndërlidhet për të 'gjuajtur' disa pikë politike, konsideroj se është e kundërt nga ajo që ne dëshirojmë ta bëjmë. ne dëshirojmë një cikël normal. Qeveria bullgare gaboi që erdhi këtu në hapjen e klubit dhe atë e konsideruam si provokim", tha Osmani. Shtoi se nuk mendon se maqedonasit atje fituan diçka me këtë klub, përveç që, siç tha, " e polarizon opinionin bullgar ndaj tyre". Kjo, tha Osmani, në afat të gjatë do të jetë në dëm të maqedonasve në Bullgari sepse janë pjesë e procesit të instrumentalizimit që nuk është në funksion të promovimit të të drejtave të pakicave. Hapja e klubeve, siç tha, duhet të jetë në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Ministri osmani foli edhe për ndryshimet kushtetuese. "Lidhur me ndryshimet kushtetuese, momentumi është tani dhe menjëherë pas skriningut duhet të hapet kapitulli i parë, ndërkaq mes asaj, duhen ndryshimet kushtetuese, TË gjithë që e dinë problematikën e BE-së e dinë se duhet të reagohet. Nuk guxojmë të krijojmë hendek kohor. Nëse ndryshimet kushtetuese lihen pas zgjedhjeve, atëherë zgjedhjet do të jenë vetëm referendum për ndryshimet kushtetuese", tha osmani. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR