• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani - Gabriel: Vazhdimi i dialogut politik dhe implementim i plotë i Marrëveshjes së miqësisë

Osmani - Gabriel: Vazhdimi i dialogut politik dhe implementim i plotë i Marrëveshjes së miqësisë

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel.

Osmani, siç kumtoi MPJ, e uroi për emërimin e saj në këtë funksion, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje dhe vlerave evropiane si dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

"Gjatë bisedës u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut politik, rivitalizimit të bashkëpunimit ndër-resorial dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Miqësisë, si dhe të Protokollit të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar", thuhet në kumtesë.

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR