• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: "Fronti Europian" është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike

Osmani:

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Kandidati i "Frontit Europian", Bujar Osmani sonte në tubimin në Kërçovë theksoi se "Fronti Europian" nuk është vetëm koalicioni, por siç thotë ai, është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike.

"Fronti Europian nuk është parti politike. "Fronti Europian" nuk është as koalicion i partive politike, "Fronti Europian" është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se "Fronti Europian" është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më  ndryshe. Ju bëj thirrje që më 24 prill të kuptoni peshën e këtij misioni, se vota juaj nuk është vetëm për kandidaturën time, vota dhe mbështetja juaj është të thyejmë bastionin e fundit të monopolit etnik dhe të plotësojmë barazinë e plotë të të gjitha komuniteteve në vendin tonë" , tha Osmani.

Osmani thekson se për herë të parë qytetarët kanë dy alternativa kontradiktore me një grup - një ofertë që ofron izolim nga bota dhe një ofertë që garanton integrimin në Bashkimin Evropian për vetëm pesë vjet.

"Për herë të parë kemi dy alternativa kontradiktore me njëra-tjetrën - kemi një ofertë që ofron izolim nga bota, ofron prishje të marrëdhënieve me fqinjët. Kemi një ofertë që kërkon 61 deputetë për të krijuar supremacinë e një komuniteti ndaj komuniteteve të tjera, të mos përjashtohen komunitetet e tjera nga vendimmarrja - shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët. Mund të imagjinoni një situatë ku si kontekst gjeopolitik, të cilin e them me kompetencën më të madhe, nuk kemi qenë kurrë më afër nga Lufta e Tretë Botërore, në Ballkanin që vlon në të gjitha pikat e tij, të kemi një vend të izoluar nga fluksi europian dhe një vend në të cilin marrëdhëniet ndëretnike janë të tensionuara. Kjo është oferta që mund të bëhet realitet në vetëm pak ditë dhe javë - një vend i izoluar, një vend me tensione ndëretnike dhe një vend me integrime të ndërprera evropiane", tha ai.

Siç theksoi Osmani, oferta e "Frontit Evropian" garanton integrimin në Bashkimin Evropian për vetëm pesë vjet, partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"E keni ofertën e "Frontit Europian" dhe vizionin e presidentit të parë që garanton integrimin në Bashkimin Europian në vetëm pesë vjet, partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të qenit aleati më i fuqishëm në Ballkan, veting për të gjithë bartësit e funksioneve publike, një ofertë që garanton një marrëveshje të re të Ohrit, por tani edhe një marrëveshje ekonomike dhe një ofertë që garanton një jetë më dinjitoze për të gjithë dhe mundësi të barabarta për të gjithë pavarësisht se nga vijnë dhe cilës përkatësie etnike i takojnë. Këto janë dy alternativat me të cilat përballemi të gjithë më 24 prill", tha ai.

Osmani theksoi se mos votimi do të thotë votë për alternativën e parë - izolimin dhe përjashtimin e komuniteteve. Në të theksohet se vota për opozitën shqiptare është votë për alternativën e izolimit dhe supremacisë nën slloganin 61. sa/

Foto: Ekipi i kandidatit presidencial Bujar Osmani

QËNDRONI TË LIDHUR