• e premte, 08 nëntor 2024

Osmani: Familja Skaik nga Gaza është kthyer e sigurt në vend, punojmë në nxjerrjen e edhe të dy shtetasve tanë

Osmani: Familja Skaik nga Gaza është kthyer e sigurt në vend, punojmë në nxjerrjen e edhe të dy shtetasve tanë

Shkup, 5 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një publikimi në Fejsbuk informoi se familja katëranëtarëshe Skaik pas një kohe të gjatë është evakuuar në mënyrë të sigurt nga Gaza dhe ata sot janë kthyer të sigurt në vend. Osmani thgekson se tashmë të gjitha përpjekjet janë përqendruar në nxjerrjen e dy shtetasve tanë të tjerë, një çifti të martuar, evakuimin e të cilëve, siç thotë, e presin së shpejti.

"Familja Skaik, pas një kohe të gjatë u evakuua e sigurt nga Gaza, dhe nga sot është e sigurtë në vend. Evakuimi nga Gaza paraqet një sfidë të veçantë diplomatike dhe mbi të gjitha konsullore, duke pasur parasysh situatën komplekse të sigurisë në atë rajon. Dua të falënderoj veçanërisht diplomatët në ambasadat tona në Kajro dhe Tel-Aviv, të cilët ishin në kontakt të vazhdueshëm si me familjen ashtu edhe me autoritetet në Egjipt dhe Izrael", ka shkruar Osmani.

Ka shprehur mirënjohje për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila ndihmoi në transferimin e tyre në Shkup, si dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht Qendrës për Punë Sociale në Shkup, për organizimin e akomodimit". bmb/

Foto: Fejsbuku i Bujar Osmanit

 

QËNDRONI TË LIDHUR