• e premte, 27 dhjetor 2024

Osmani: E ndjekim amanetin e Nënë Terezës për dashuri, mirëkuptim, respekt dhe tolerancë

Osmani: E ndjekim amanetin e Nënë Terezës  për dashuri, mirëkuptim, respekt dhe tolerancë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Kalkutë, duke shprehur respektin dhe krenarinë më të thellë që gruaja më e jashtëzakonshme në botë - Shenjtorja e mbarë botës vjen nga vendi ynë. Ai e vizitoi kishën ku Shenjtorja e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, e e cila ishte jo vetëm shtëpia e saj, por edhe shtëpia e shumë njerëzve të pafuqishëm, bëri të ditur MPJ-ja. 

 “Modestia e një njeriu kaq të madh nuk lë askënd indiferent dhe pa ndjenjën e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe misionit të saj – t'i ndihmojmë të pambrojturit dhe t'i ushqejmë të varfërit, por jo vetëm me bukë, siç ajo dinte të thoshte, por edhe me dashuri e respekt”, tha Osmani në takimin me Motrat e nderit, ​​të cilat e vazhdojnë misionin e Shën Terezës.

 

Ministri i theksoi edhe veprimtarinë e saj ku burojnë historia, kultura dhe vlerat të cilat duhet t'i përkujtojmë vazhdimisht - respekt dhe tolerancë.

“Nga jeta e saj mësojmë se, Nënë Tereza i përmbahej fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë ekstreme në raport me kulturat dhe grupet e ndryshme etnike, karakteristika që jam i sigurt se ishin rrënjosur thellë tek ajo nga mënyra se si u rrit që në moshë të re nga familja e saj në Shkup. Ky koncept i ka kapërcyer dhe vazhdon t'i kapërcejë barrierat e përkatësisë fetare dhe etnike, me theks në tolerancë dhe harmoni, pavarësisht dallimeve”, theksoi Osmani 

 Në agjendën e Osmanit në Kalkutë janë takimet me Kryetarin e Kalkutës, Firhad Hakim, si dhe me Kryetaren e Samitit të Investimeve të Bengalit Perëndimor, Vandana Jadav.

Foto: MPJ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR