• e hënë, 30 dhjetor 2024

Osmani do ta hapë Forumin rinor në kuadër të kryesimit me OSBE-në

Osmani do ta hapë Forumin rinor në kuadër të kryesimit me OSBE-në

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të hapë Konferencën për të rinjtë me temë “Inovacioni dhe ndërmarrësia te të rinjtë: Krijimi i një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e OSBE-së”, që mbahet nesër në Shkup.

Ky forum rinor është në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe në të përfaqësuesit e të rinjve të vendeve pjesëmarrëse në OSBE përmes sesioneve interaktive do të kenë mundësi të debatojnë dhe të gjejnë zgjidhje inovative për zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekologjike në komunitetet e tyre.

Siç informoi MPJ-ja, kjo konferencë vjen si rezultat i prioriteteve qendrore të kryesimit me OSBE-në në vitin 2023, ku integrimi i perspektivave rinore në të tre dimensionet e Organizatës paraqet pjesë shumë të rëndësishme, ndërsa rezultatet dhe rekomandimet që do të dalin nga forumi do të prezantohen edhe në Këshillin Ministror të OSBE-së i cili do të mbahet në fund të këtij muaji në Shkup.

Sesioni hyrës do të moderohet nga Përfaqësuesi Special për të Rinjtë, Memet Zhaku dhe përveç Osmanit, fjalime hyrëse do të kenë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid, Ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter dhe Ambasadori spanjoll në Maqedoninë e Veriut, Jose Luis Lozano Garcia. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR