• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Dimitrov le të merret me histori dhe jo me politikë

Osmani: Dimitrov le të merret me histori dhe jo me politikë
Shkup, 16 tetor 2022 (MIA) - Angell Dimitrov nuk është politikan, por historian, e rekomandoj të merret me histori e jo me politikë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për duke komentuar pretendimin e Dimitrov se vendi nuk vepron si kandidat për anëtarësim në BE. Ministri Osmani theksoi se një nga parimet themelore të Marrëveshjes me Bullgarinë është që këto dy gjëra të ndahen - politika e politikanëve dhe historia e historianëve. "Angell Dimirov padyshim tregon një ambicie politike, por, edhe një herë, më lejoni të them se duhet të përqendrohet në mbledhjen e radhës të komisionit historik, të përgatitet, sepse ka kush të flasë për politikë", tha Osmani, pas përfundimit të aktivitetit në të cilin së bashku me ambasadorin e Kosovës mbollën 13 pemë për të shënuar 13 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Angell Dimitrov deklaroi sot se aktualisht Republika e Maqedonisë së Veriut nuk vepron si kandidate për anëtarësim në BE. "Vetë përkujtimi i BE-së për RMV-në, ndonëse me një frazë: se duhet të respektojnë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, hap derën për kundërshtimet dhe kërkesat tona ndaj vendit", deklaroi ai në emisionin "Bruksel 1" në televizionin "Bullgaria On Air". Angell Dimitrov është bashkëkryetar i palës bullgare të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështjet historike dhe arsimore. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR