• e premte, 27 dhjetor 2024

Osmani bisedoi me Blinkenin dhe Sholen: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Osmani bisedoi me Blinkenin dhe Sholen: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 5 prill 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit, Entoni Blinken dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Shole.

Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualitetet rajonale, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend, njoftoi MPJ.

Shole dhe Blinkeni shprehën mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, që është interes i përbashkët strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi.

Ministri Osmani vazhdon sot ditën e dytë në NATO, në takimin e ministrave të jashtëm, në Bruksel, ku do ketë takime edhe me homologë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR