• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: BDI kërkon hetim të gjithanshëm për akuzat e SHBA-së për Merkon, funksionet e partisë së tij të ngrira

Osmani: BDI kërkon hetim të gjithanshëm për akuzat e SHBA-së për Merkon, funksionet e partisë së tij të ngrira

Shkupi. 22 qershor 2023 (MIA) - BDI kërkon që institucionet në vend menjëherë të nisin hetim të gjithanshëm ndaj kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko për të gjitha pretendimet dhe informacionet e mundshme që dalin nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e tij në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të “korrupsionit të rëndësishëm”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.

Ai ka bërë të ditur se partia ka pranuar vendimin e Merkos pas takimit të tij të djeshëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për të ngrirë anëtarësimin e tij në Kryesinë Qendrore dhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë derisa të vazhdojnë hetimet ndaj tij, dhe në të njëjtën kohë partia pezullon të gjitha aktivitetet zgjedhore brendapartiake në Strugë derisa të krijohen rrethana të reja.

"BDI u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, që të nisin hetime për të gjitha partitë politike, nga presidentët e deri te nivelet më të ulëta të vendimmarrjes, sepse vetëm kështu do të mund të luftojmë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimi i temës në grindjet partiake, tha zëdhënësi i BDI-së.

Sipas tij, statusi i ardhshëm i Merkos në parti do të varet nga rezultati i hetimeve që do të zhvillohen ndaj tij.

Osmani theksoi se BDI-ja inkurajon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë me aktivitete të tilla për luftimin e korrupsionit, sepse beson se në këtë mënyrë i ndihmojnë shtetit dhe shoqërisë.

"SHBA është partneri dhe aleati ynë më i madh strategjik, ne në BDI jo vetëm që i respektojmë pikëpamjet e tyre por i konsiderojmë edhe dashamirës. Ata kanë qenë gjithmonë të tillë. Çdo sukses i këtij vendi mban vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", theksoi Osmani.

Ai theksoi se BDI ka qëndrime të qarta për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe për mënyrën se si funksionojnë zyrtarët publikë dhe partiakë në BDI dhe ato janë përkthyer në vendime formale të partisë, si vendimet për vetingun e detyrueshëm të çdo bartës i funksioneve publike dhe për verifikimin e menjëhershëm institucional të të gjitha dyshimeve të shprehura për bartës të funksioneve publike dhe partiake.

Departamenti i Shtetit e shpalli të martën kryetarin e Strugës Ramiz Merko "persona non grata" për hyrje në SHBA, për siç theksohet në kumtesë, përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

"Gjatë mandatit të tij si kryetar komune, Merko ka keqpërdorur fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe në procese të tjera publike, duke dëmtuar kështu besimin e publikut në institucionet dhe përfaqësuesit demokratikë. Veprimi i sotëm dërgon një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të forcuar stabilitetin duke forcuar institucionet demokratike dhe duke adresuar dobësitë në sundimin e ligjit, theksohet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Metju Miler.

Në kumtesën theksohet se ky vendim “rikonfirmon angazhimin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur efektivisht nevojave të popullit të tyre”.

Në vendimin e Departamentit të Shtetit, bëhet me dije se ndalimi i hyrjes në SHBA vlen edhe për gruan dhe tre fëmijët e rritur të Merkos. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR