• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani bëri thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës

Osmani bëri thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës

Shkup, 26 maj 2023 (MIA)- Qetësim të tensioneve dhe deeskalim të situatës në veri të Kosovës. Kjo është thirrja e kryesuesit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës.

“Si kryesues i OSBE-së, bëj thirrje për deeskalim dhe ulje të tensioneve. Është thelbësore të ruhet paqja dhe stabiliteti. OSBE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka besimin e qytetarëve dhe institucioneve për të ofruar mbështetje”, ka shkruar Osmani në Tuiter.

Ai shtoi se në këtë moment ruajtja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie vendimtare, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të iniciojë sërish vizitë në Mitrovicë. 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR