• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Aty ku është e përfshirë SHBA-ja nuk ka zhgënjim

Osmani: Aty ku është e përfshirë SHBA-ja nuk ka zhgënjim

Ohër, 18 mars 2023 (MIA)- Pritjet janë të mëdha sepse i tillë është momentumi politik, ka deklaruar në intervistën për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani lidhur me pritshmëritë nga dialogu i sotëm në nivel të lartë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës që po mbahet në Ohër.

Osmani, i cili njëherësh është edhe kryesues aktual i OSBE-së, theksoi se për vetë faktin që Maqedonia e Veriut është zgjedhur të përfshihet në njëfarë mënyre në këtë proces, është mirënjohja më e madhe për rolin e ri ndërkombëtar që tashmë ka ky shtet.

“Mendoj se edhe simbolika që po mbahet në Ohër ky takim është reflektim për suksesin e marrëveshjes së Ohrit, sepse po mbahet pikërisht në ato dhoma”, tha ai.

“E marrëveshja e Ohrit sot njihet si marrëveshja më e suksesshme ndërkombëtare në këtë rajon e ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE. Ky është një mesazh se SHBA nuk ka zhgënjyer asnjëherë në këto procese", thotë Osmani.

Shefi i diplomacisë shpreson se në Ohër do të arrihet marrëveshje e cila do të garantojë stabilitet të qëndrueshëm për rajonin.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR