• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani është optimist se do të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese

Osmani është optimist se do të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se ka bisedime për ndryshimet kushtetuese me njerëz të VMRO-DPMNE-së, një pjesë të krahut ideologjik të partisë dhe njerëz në mesin e grupit parlamentar. 

"Po. Megjithatë, për këtë thash ajo është një linjë e tërë ideologjike, njerëz të cilët debatojnë aty dhe njerëz në mesin e grupit parlamentar", tha Osmani në intervistën për TV Kanal 5. 

Osmani vazhdoi se ata deputetë në bazë ditore bisedojnë me deputetët e tyre. 

"Dhe kuptohet, jo gjëra të cilat i thonë publikisht. Megjithatë, është i qartë kuptimi dhe kjo mua më jep optimizëm. Kuptimi është i qartë, para së gjithash, se kjo është zgjidhje e mirë për ne, ky është manifestimi më i mirë formal i narrativës sonë në raport me Bullgarinë, se ata janë tre mijë këtu një bashkësi pakicë që duhet të ketë të gjitha të drejtat dhe privilegjet në raport të tillë me popullin shumicë maqedonas dhe sigurisht me pjesën tjetër të popullit. Dhe, e dyta, ajo që më jep gjithashtu optimizëm – ata i kuptojnë pasojat", tha Osmani.

Në pyetjen kush janë ata njerëz (deputetët), ministri i Punëve të Jashtme tha se shpreson se do t'i shohim në ditën e votimit të ndryshimeve kushtetuese. 

"Shpresoj që t'i shohim ditën e votimit sepse shpesh them që askush nuk do të dojë që emri i tij të shënohet në histori si një person që izoloi perspektivën evropiane të vendit. Sepse një gjë duhet të jetë e qartë për ne. Pa ndryshime kushtetuese, ne duhet të harrojmë Bashkimin Evropian. Nëse dikush është gati të varros të ardhmen evropiane dhe më tregoni se si do të vazhdojmë pa Bashkimin Evropian. Deri tani, do të thoni, kështu kemi qenë më parë", tha Osmani.

Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, ai potencoi se për herë herë të parë formalisht do të ndërpriten marrëdhëniet me BE-në dhe se nuk do të ketë bisedime më tutje. 

Duke e komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së. Hristian Mickoski se Osmani ëndërron se ndonjë deputet i partisë opozitare do të mbështesë ndryshimet kushtetuese, ministri thotë se ndoshta Mickoski do të zgjohet kur në televizion do të shohë se si kalojnë ndryshimet kushtetuese. 

Në vërejtjen se në Kuvend nuk ka shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Qeveria e ka marrë atë detyrim, Osmani thotë: Ne e pranuam detyrimin edhe me Marrëveshjen e Prespës se do ta ndryshojmë Kushtetutën dhe e ndryshuam Kushtetutën". Në pyetjen nëse tani do të jetë njëjtë, ai thotë "kuptohet". 

Osmani thotë se nëse nuk kanë sukses ndryshimet kushtetuese, ata nuk mund të kenë përgjegjësi për shkak të asaj që "një udhëheqësi politike gjithë shtetin, të ardhmen, qytetarët i lë peng për karierën e saj politike". 

"Duhet të mbajnë përgjegjësi ata që me vetëdije pengojnë të ardhmen evropiane të vendit, e izolojnë atë në këto zhvillime të vështira gjeopolitike në kontinentin tonë dhe në Evropë dhe e vendosin në grupin e vendeve me çështje të hapura që fillimisht duhet të zgjidhin çështjet dypalëshe, t'i mbyllin ato, pastaj të vazhdojnë", tha Osmani.

Megjithatë, ai thotë se zgjedhje në terminin e rregullt do të ketë vitin e ardhshëm në qershor ose maj dhe se qytetarët do të vlerësojnë kush ka pasur qëllime të mira dhe kush është sakrifikuar. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme nga ana e VMRO-DPMNE-së qëndron ende, shtoi Osmani, por kërkoi që së pari të votohen ndryshimet kushtetuese dhe në të njëjtën ditë të shpërbëhet Parlamenti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR