• e enjte, 26 dhjetor 2024

Organizatat joqeveritare nuk do të propozojnë anëtarë në Komisionin për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor 

Organizatat joqeveritare nuk do të propozojnë anëtarë në Komisionin për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor 

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit dhe grupi Blueprint për reforma në gjyqësor sot njoftuan se nuk do të propozojnë anëtar dhe zëvendës të tij në Komisionin për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve në bazë të thirrjes publike të shpallur.

" Në periudhën e kaluar grupi Blueprint dhe Platforma kërkuan dorëheqje nga të gjithë anëtarët e Këshillit. Shkak u bë sjellja e papërshtatshme dhe e paligjshme e Këshillit Gjyqësor, në periudhën e kaluar, e cila humbi legjitimitetin e të qenit një organ që do të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, do të përmirësojë reputacionin e sistemit gjyqësor në publik dhe do të garantojë llogaridhënie dhe cilësi në punën e gjyqtarëve", theksohet në kumtesën.

Organizatat civile vlerësojnë se dorëheqjet e dy anëtarëve nuk mjaftojnë për të rikthyer legjitimitetin e humbur, ndërsa zgjedhja e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor nuk do të ndryshojë perceptimin e veprimeve të mëparshme të kësaj përbërje të Këshillit Gjyqësor dhe kështu ato nuk do të përmbushin plotësisht pritjet tona.

Organizatat civile mbeten të mendimit se e vetmja mënyrë për të kapërcyer situatën e shkaktuar nga funksionimi i paligjshëm i Këshillit Gjyqësor është nëse edhe anëtarët e tjerë dorëzojnë dorëheqjen e tyre dhe nëse inicohet promovimi i transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të këshillit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR